Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet 44 vjeçari nga Delvina, po ndihmonte 4 emigrantë

Arrestohet 44 vjeçari nga Delvina, po ndihmonte 4 emigrantë

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Savër”, për evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap në flagrancë, duke transportuar emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 44-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Savër”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  • Lululëzim Jupi 44 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore Fier, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 4 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME