Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËArtan Hoxha: Së shpejti Shqipëria do quhet “Kolumbia e Europës”

Artan Hoxha: Së shpejti Shqipëria do quhet “Kolumbia e Europës”

Nga Artan Hoxha-

Aty ku Tirana ngjan si lagje e Bogotase. Situata e rendit dhe sigurisë, këto kohët e fundit andej nga ne, i ka dalë jashtë kontrollit “patronazhimit”. “Çunat” në Durrës, zbarkuan me sukses të plotë brenda 48 orëve, 2.2 tone kokainë, në port me konteiner dhe me superskafin që erdhi nga deti. Në botën e krimit të organizuar është duke u kryer një reformë e thellë, e cila do shënjojë dekadën në vazhdim.

Atentatet tipike mafioze, që nuk ndalojnë deri në realizimin e objektivit final, rrëmbimet me pasojë zhdukjen e bosëve parardhes të krimit, sidomos bashkëpunimi me drejtuesit e korruptuar tëagjensive të sigurisë, e ka kthyer Sindikatën e Krimit të Organizuar të sapothemeluar (Aleanca e disa grupeve më të fuqishme në vend), jo thjeshtë në një rrezik dhe kërcënim për shoqërinë, por në një ARMIK PUBLIK për vendin dhe shqiptarët.

Sindikata e krimit, me lidhjet e nëndheshme, me kompromiset dhe marrëveshjet e bëra me ATA që kontrollojnë pushtetin, jo vetëm që ndikon te vendimarrësit politik, se ke drejtues apo drejtor duhet të emërojnë dhe kë tjetër duhet të largojnë (jo se prish pune, por nuk garanton), por në disa raste është vërejtur se ka vendosur direkt për emra konkrete. Nëse nuk reagohet në kohën e duhur, atëherë nuk duket e largët dita, kur ta meritojmë epitetin, si “Kolumbia e Europës”.

Në të vërtetë kemi kohë që drejt asaj rruge jemi nisur dhe nuk po ka pengesë që të na ndalë. Milionat e dollarëve dhe efekti i pluhurit të bardhe made in Kolumbia, nuk ka “bërë dru” vetëm trurin e atyre që na drejtojnë, por ka “mpirë” mendjen e gjithë shoqërisë. Që të kuptojmë më mirë çfare po ndodh me ne, u hodha një vrap të shoh, çfarë ka ndodhur me Kolumbinë e vërtetë. Në fakt, duke vizituar rrugët dhe lagjet e Bogotase, nuk shoh ndonjë dallim të madh. Gradaçelat e ndërtuara rrëmujshëm, në kryeqytetin prej 10 milionë banorësh të Kolumbisë, e bëjnë Tiranën tonë, të duket si lagje e Bogotase.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME