KRYESORE
Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, digjet makina dhe 4 armët e autorëve
Policia ka konfirmuar se 4 armë u gjetën në mjetin e djegur, që dyshohet se e përdorën vrasësit e Gentjan Bejtjas.
Po ashtu mësohet se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
“Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip “Land Rover”, i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur katër armë zjarri të djegura.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.”, sqaron policia.