Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAAutori i masakrës në shkollën serbe: ‘I qëllova se jam psikopat’

Autori i masakrës në shkollën serbe: ‘I qëllova se jam psikopat’

Një nxënës 14-vjeçar u arrestua si autor i masakrës që tronditi ditën e sotme Beogradin. Ai hapi zjarr në një shkollë duke lënë nëntë të vdekur dhe plagosur disa të tjerë.

Djaloshi vrau shtatë vajza dhe një djalë, si dhe rojen e sigurisë. Trupat e tri vajzave u gjetën në korridor, ku ishte edhe roja e sigurisë. Kurse në klasë u gjetën trupat e katër vajzave dhe një djali.

Autori i krimit debatoi fillimisht me rojen dhe më pas hapi zjarr ndaj tij. Më pas u fut në klasë gjatë orës së historisë dhe qëlloi mësuesen dhe fëmijët. Bilanci mund të përkeqësohet pasi thuhet se dy fëmijë janë në gjendje kritike në spital.

14-vjeçari u arrestua në oborrin e shkollës. Atij u vunë prangat dhe një xhaketë në kokë që të mos dallohej fytyra. Siç raportojnë mediat, ai nuk i rezistoi arrestimit.

Oficerët e policisë i thanë që të ulte armët dhe të shtrihej përtokë me duart pas koke.

Kur oficerët iu afruan, ai tha: “I qëllova sepse jam psikopat”.

Mësohet se nxënësi cilësohej i qetë dhe ishte shumë i mirë në mësime. Ka disa raportime të paverifikuara se ai mund të ishte viktimë e bullizmit.

Autori i krimit përdori armën e babait të tij. Raportohet se i ati kishte dy armë me leje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME