
Fier – Teksa kane nisur te dorezohen doreheqjet ne grup prane kryetarit Armando Subashi, mesohet se disa drejtues nuk do te preken nga reforma e vetepastrimit, por disa drejtorë të tjerë nuk pranojnë të bëjnë vrtlargimin pasi kanë thënë se nuk japim dorëheqje sepse kemi punuar shumë fortë në fushatë.
Burime nga selia roze ne Fier thane se ne mbledhjen ku kryeministri kerkoi doreheqjen e drejtuesve vendore, sqaroi se emerimet e bera pas muajit janar perjashtohen nga ky urdher. Keshtu ne Fier drejtoret e OSHEE, Kadastres, Tatimeve, nuk do te jene te detyruar te japin doteheqjen pasi jane jo vetem te emeruar muajt e fundit, por jane edhe figura te reja ne administrate publike.
Duke qene se “shenjestra” e ketij aksioni politik te kryeministrit Edi Rama, jane drejtuesit e vjetër te administrates vendore, ne Fier tashme dihet se kush do qendroje dhe kush iken. Mësohet se gjat takimit në Fier Kryeministri Rama i është drejtuar kryebashkiakut Armando Subashi duke i thënë se : Me emërimet e reja nuk ke punë”. Kjo ka lënë të kuptohet se me emërimet e reja do të merret vetë e deleguara e PS për qarkun Fier, Belinda Balluku.
Ne bashkine e Fierit ende nuk jane dhene dorëheqjet e dy nenkryetareve por koridoreve qarkullojnë zërat se ka që tani nje propozim per kete post dhe eshte Nustret Avdulla, ish deputet i PDIU , i cili iu bashkua PS pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te vitit 2021 por Avdullai ka pohuar se ai deri në datën 10 shtator është ende deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe nuk është në dijeni të këtij propozimi.
Nga ana tjetër disa prej drejtorëve nën varësinë e bashkisë kanë pohuar se nuk do pranojnë të japin dorëheqjen pasi janë angazhuar maksimalisht në fushatë .









