AKTUALITETKRYESORE

Babai përdhunues i së bijës 12 vjeçare  mbetet në burg

“ Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për 36- vjeçarin e dyshuar si abuzues i vajzës së tij të mitur 12- vjeçare.

Ai mbërriti në ambientet e gjykatës rreth orës 10:00, me kokën ulur, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues të përbërë nga Prokuror Genci Mane, gjyqtar Nertil Dushku dhe avokat kryesisht .

Në dëshminë e tij në polici, 36- vjecari pohoi se e ka berë vetëm një herë një akt të tillë të turpshëm ndërsa ka pranuar se ka abuzuar me vajzën e mitur.

Para trupit gjykues 36- vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin .

Ekspertiza mjeko- ligjore ka vërtetuar se ai ka kryet disa herë marrëdhënie me vajzën.

Ndërkohë në prononcimin e saj për mediat nêna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qënë sistematik ndërsa ka kërkuar dënim maksimal për bashkëshortin e saj.

Ajo ka pohuar gjithashtu se nuk ka qënë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button