AKTUALITETEKONOMIKRYESORE

Fermerët e Kallm ngrejnë zërin: Kosovarët dhe tregtarët vendas të pikave të grumbullimit  po na falimentojnë (foto e video)

Fier – Në zonën bujqësore të Kallmit të Madh në Fier ka nisur një revoltë e hapur nga fermerët, të cilët akuzojnë tregtarët kosovarë dhe shqiptarë për një marrëveshje të heshtur që po rrëzon çmimin e bostanit në pikat e grumbullimit.

Sipas fermerëve, deri ditën e diel, çmimi i një kilogrami bostan ishte 25 lekë, ndërsa të hënën ai ra menjëherë në vetëm 10 lekë. Një ulje drastike prej 15 lekësh për kilogram që, sipas tyre, e bën të pamundur mbulimin e kostove.

“Ne kemi harxhuar shumë për plehra kimike, punim toke, ujitje. Kemi marrë borxhe për të mbjellë. Me këtë çmim, nuk na del as për ta mbledhur prodhimin,” – u shpreh një nga fermerët.

Fermerët theksojnë se mungesa e subvencioneve nga qeveria i ka lënë të pambrojtur përballë krizës. Ata denoncojnë faktin se subvencionet shpesh përfundojnë në duart e pronarëve që i kanë lënë tokat me qira, e jo te ata që realisht punojnë tokën.

“Jemi zhgënjyer nga qeveria. Ne kemi votuar PS-në dhe Edi Ramën për vite me radhë. Përsëri i besuam, por na lanë në baltë. Premtime boshe! Vendi po boshatiset, të rinjtë po ikin!” – thanë ata me indinjatë.

Situata në Kallm të Madh është vetëm një shembull i krizës së thellë që po kalon bujqësia shqiptare. Fermerët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti dhe transparencë në tregun bujqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button