Forca të shumta policie zbarkojnë te Bankers Petroleum. Ç’po ndodh te zyrat e kompanisë naftënxjerrëse?

Furgonë policie dhe njerëz me dokumente në duar që hyjnë e dalin. Kjo është situata në këto momente te zyrat e Bankers Petroleum në Marinëz të Fierit.
Nuk dihet ende arsyeja e prezencës së uniformave blu në ambientet e kompanisë naftënxjerrëse. Në pamje duket edhe një automjet i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga kompania ende nuk ka një reagim zyrtar për zbarkimin e policisë dhe të tatimorëve aty.
Bankers Petroleum është akuzuar në të kaluarën nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likujduar detyrimet fiskale ndaj shtetit, administratës tatimore dhe asaj doganore. Gjithashtu, Bankers akuzohet prej një kohe të gjatë për ndotjen që shkakton në zonë si rezultat i aktivitetit naftënxjerrës.
Fier Një aksion i befasishëm ka ndodhur mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “ Bankers” në Fier e cila operon prej vitesh në fushën naftënxjerrëse të Marinzës.
Disa automjete luksoze me targa shqiptare e të huaja ndodhen jashtë godinës së kompanisë, ndërsa brenda murit rrethues ndodhet një fugon i Drejtorisë së Përgjithshme të tatim – taksave.
Burime kofidenciale bëjnë me dije se ky kontroll dyshohet të ketë lidhje me një borxh që kompania i ka shtetit.