Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE“Babi qetësohu, të lutem, mos u përfshi shumë”! Ka kaluar 2 sulme...

“Babi qetësohu, të lutem, mos u përfshi shumë”! Ka kaluar 2 sulme në zemër, Ardian Ismajli tregon si e qetëson babain para ndeshjes së Shqipërisë

Shqipëria shkakton emocione të forta, nga ato emocione të cilat janë jo vetëm positive, por edhe ato që lënë pasoja. Taulant Seferi tregoi në “Koha Shtesë” se pas golit të shënuar prej tij kundër çekëve, babai i tij i ndodhur në stadium piu menjëherë kokrra për të qetësuar veten pas luhatjes së tensionit. E njëjtë paraqitet edhe situata te Ardian Ismajli, me babain e tij që më parë ka kaluar dy sulme në zemër dhe nuk mund të qëndrojë kurrsesi i qetë kur luan Shqipëria, pavarësisht se Ardiani mundohet ta qetësojë. Në një intervistë për “Koha Shtesë”, Ardian Ismajli ka folur për gjithçka. (Intervistën e plotë të Ardianit Ismajlit në Koha Shtesë e ndiqni më poshtë).

E di historinë e Taulant Seferit, si babai i Taulantit dhe babai im janë shumë emocional. Babai im ka kaluar dy sulme në zemër më parë dhe duhet që të qëndrojë shumë i qetë. E kam frikë sigurisht kur luan Shqipëria, sepse edhe emocionet e tepërta positive mund t’i bëjnë dëm. Gjithmonë i them para ndeshjes: “Babi, qetësohu, të lutem mos u përfshi shumë në ndeshje”. Më thotë mirë vetëm sa për të kaluar radhën, por unë e di se vetëm i qetë që nuk qëndron kur fillon ndeshja pastaj. T’i ndaloj shikimin e ndeshjes? Nuk bëhet fjalë, është i pamundur ky variant”, tha Ismajli. /Sport Ekspres/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME