Fier – Situatë të pashpresë , varfēri, kushte mbijetese dhe mungesë të perspektivës kanë përcjellë banorët e fshatit Dërmënas në takimin me kandidatin e koalicionit “ Bashkë Fitojmë” Evdar Kodheli, drejtuesin politik të qarkut z. Luan Baci, dhe përfaqësuesit e kryesisë së degës së Partisë Demokratike.
Koha e investimeve elektorale , selektive dhe e fasadave ka marrë fund , ndaj socialistët këtë herë do të jenë të humbur , u ka thënë banorëve deputeti Baci teksa ka theksuar se fitorja e sigurt në 14 Maj , jo vetëm në bashkinë Fier , por në të gjithë Shqipërinë do të na rikthejë edhe logon edhe vulën e Partisë Demokratike.
Ndërkohë kandidati Kodheli ka theksuar se koha e kamikazëve politikē do të marrē fund dhe se institucioni i bashkisë do të jetë derë e hapur pēr të gjithë qytetarët . Banorët kanë marrë premtimin se në 14 Maj shërbimi do iu rikthehet gjithë qytetarëve e pa asnjë dallim, duke theksuar se një prioritet të vecantë do të kenë personat me aftësi ndryshe, të lënë pas dore në këtë zonë.
https://fb.watch/k7gmnCYl5k/?mibextid=NnVzG8