AKTUALITETTOP-NEWS

Banorët: Ndërhyrjet në argjinaturën e Semanit mbrojtën investimet private, jo tokat tona

Shkarkimet masive të ujit nga Hidrocentrali i Banjës, së bashku me prurjet e shumta nga zonat malore, kanë rritur ndjeshëm nivelin e lumit Seman, duke e çuar atë pranë kapacitetit maksimal dhe duke përmbytur mijëra hektarë tokë bujqësore.

Si pasojë, në fshatrat Hasturkas dhe Halibeaj, janë përmbytur 15 banesa dhe rreth 3 500 hektarë tokë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për komunitetin.

Përmbytjet kanë dëmtuar toka bujqësore, sera, vreshta, ullishte dhe përgatisin sfondin ushqimor për blegtorinë, duke goditur ekonominë e familjeve të zonës.

Përveç kësaj, në disa fshatra janë përmbytur edhe kosherë bletësh dhe një kotec me 200 shpendë, ndërsa argjinaturat e ndërtuara prej dekadash nuk kanë pësuar ndërhyrje serioze rehabilituese.

Vetëm në disa segmente janë marrë masa emergjente për forcimin e tyre, duke përdorur inerte dhe mjete të rënda.

Banorët pohojnë se ndërhyrjet e fundit në argjinaturat pranë parqeve fotovoltaike duket se janë bërë për të mbrojtur investimet private, ndërkohë që zonat bujqësore dhe banesat mbeten të pambrojtura.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për rehabilitimin e argjinaturave dhe një menaxhim më të kontrolluar të shkarkimeve nga hidrocentralet, për të shmangur përsëritjen e katastrofave të tilla.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button