Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE“Bardhi nënkryetar i PD”/ Ç’ndodhi në mbledhjen e mbyllur të deputetëve demokratë

“Bardhi nënkryetar i PD”/ Ç’ndodhi në mbledhjen e mbyllur të deputetëve demokratë

Deputetët e Partisë Demokratike të Rithemelimit dhe ata të drejtuar nga Gazment Bardhi zhvilluan këtë të hënë një mbledhje të përbashkët në selinë blu, për herë të parë që nga përçarjet e mëdha të 2 viteve të fundit. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura është diskutuar për protestën e 20 shkurtit dhe qëndrimet që do të mbahen për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Deputetët Tritan Shehu dhe Luan Baçi kanë propozuar që ish-kryeministri Sali Berisha të jetë pjesë e protestës së 20 shkurtit përmes teknologjisë. Sipas Baçit, Berisha duhet të ketë një fjalë para mbështetësve demokratë ditën e protestës.

Megjithatë deputetja Dhurata Çupi nuk ka qenë e këtij mendimi, duke argumentuar se nëse nuk mund ta ndihmojnë Berishën, të paktën nuk duhet që atij t’i rëndohet pozita juridike me të tilla veprime duke marrë parasysh se Berisha ndodhet në arrest shtëpiak.

Dhurata Çupi më tej është shprehur se demokratët nuk janë të qartë për qëndrimin që do të mbajnë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në datën 15 shkurt duke kërkuar nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi një qëndrim.

Nga ana tjetër Lindita Metaliaj ka theksuar se protesta e 20 shkurtit nuk duhet të jetë një pasarelë dhe se qytetarët nuk duhet të dëgjojnë fjalimet e më pas të shpërndahen, por sipas saj duhet të ketë “përballje dhe betejë”.

Ndërsa Deputeti Bujar Leskaj ka propozuar gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura që Gazment Bardhi duhet të bëhet automatikisht nënkryetar i partisë, pa votim. Ai propozoi po ashtu që disa prej deputetëve të grupimit të tij t’i bashkohen Kryesisë së Rithemelimit.

“Kryefjala jone është protesta e 20 shkurtit. Si një ditë mjaft e rëndësishme ku ne duhet të reagojmë fort përballë këtij pushteti të korruptuar. Kjo ditë e sotme të bën optimist dhe është shkalla e parë për të projektuar fitoren e 2025-ës. Deputetet e bashkuar tashmë edhe në parti, do të jenë motori i PD-së drejt zgjedhjeve dhe fitores. Duhet të kemi kthjelltësi mendimi publik, shpejtësi në aksionin tonë opozitar dhe strategji të qartë.

Pas datës 22 shkurt, duhet të ulemi seriozisht dhe të analizojmë aksionin opozitar. A duhet të vazhdojmë më kështu? Çfarë kemi fituar dhe çfarë kemi humbur? Na duhet një program i qartë i partisë, t’ua prezantojmë qytetarëve. Nuk mund të shkojmë tek njerëzit vetëm për të denoncuar korrupsionin e Ramës, por na duhet edhe t’u themi se çfarë do të bëjmë ne ndryshe. Pra na duhet një program.

Sa i përket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të kooptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në Këshillin Kombëtar me kandidatura alternative nga vetë ata. Ndërsa Gazment Bardhi, të marrë postin e nënkryetarit të partisë, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe të statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë”, – u shpreh Leskaj sipas asaj që raporton BalkanWeb.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME