Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBardhi: PD është e bashkuar!

Bardhi: PD është e bashkuar!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur për gazetarët në përfundim të protestës poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha.

Bardhi theksoi se tashmë PD është e bashkuar ashtu siç është i bashkuar grupi parlamentar.

‘Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksionit që kemi nisur në parlament, duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë parlamentit’, u shpreh Bardhi.

Një gjë është e sigurt, PD është e bashkuar, siç është i bashkuar grupi parlamentar

Së pari, siç e kam bërë të qartë në mënyrë të vijueshme, grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar.

Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksionit që kemi nisur në parlament, duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë parlamentit.

Sigurisht që ka akoma shumë punë përpara për t’u forcuar PD, por një gjë është e sigurt, PD është e bashkuar, siç është i bashkuar grupi parlamentar”, tha Bardhi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME