Skandali/ Plas druri në urgjencën e spitalit Fier, roja bën sehir dhe nuk ndërhyn

Fier – Një sherr midis disa personave ka plasur ditën e shtunë në urgjencën e spitalit rajonal Fier në ambientin jasht në hyrje të derës kryesore. Sherri është parë edhe nga roja peivate që ndodhet në hyrje, por nuk ka kryer asnjë reagim për shuarjen e tij, largimin apo dhe njoftimin e policisë së shtetit edhe pse për atë punë paguhet.
Lajmin e konfirmon një qytetar i cili e ka nisur në adresë të agjensisë së lajmeve ALB365 ku tregin ngjarjen, sjell foto por dhe kërkon ruajtjen e anonimatit
Ja dhe postimi i tij.

Skandal në hyrje të urgjencës Fier – roja i “Illyrian Guard” nuk ndërhyri, la sherrin të përshkallëzohej!
Në hyrje të urgjencës së Spitalit Rajonal Fier, ka shpërthyer një sherr masiv midis disa personave, me përplasje të dhunshme që rrezikuan jetën e pacientëve dhe stafin mjekësor.
Roja i kompanisë “Illyrian Guard” nuk ndërhyri aspak, nuk kërkoi forca shtesë dhe e la situatën të përshkallëzohej pa asnjë reagim. Stafi u ndje i pambrojtur dhe në rrezik të vazhdueshëm.
Urgjenca është një vend i ndjeshëm ku siguria duhet të jetë prioritet kryesor! Kjo sjellje e papranueshme nga roja përbën shkelje të rëndë të detyrës dhe nuk duhet të tolerohet.
Kërkojmë reagim të menjëhershëm nga Drejtoria e Spitalit Fier dhe kompania “Illyrian Guard”!
— Një punonjës i urgjencës (anonim)
https://www.facebook.com/share/r/1LRqKjUDDT/

Kur roja private për atë punë paguhet kompania e tij me taksat e qytetarëve nëpërmejt Ministrisë së Shëndëtësisë përse nuk ndërhyn? Për çfarë qëndron në hyrje të derës kryesore të spitalit? Mos vallë pret që të kërcasi arma apo të ketë edhe vuktima? Për çfarë trajnohen e paguhen apo për t’u marr me ndonjë qytetar hallexhi se në kto raste jo që nuk ndërhyjnë por ikin e fshihen nëpër cepa e nën krevatet e dhomave të urgjencave.
Policia
•Në lidhje me disa pamje filmike të publikuara në rrjetet sociale ku në ambientet e Spitalit Rajonal Fier shfaqen disa shtetas duke u konfliktuar, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestun në flagrancë shtetasit O. O., 18 vjeç dhe P. O., 22 vjeç, banues në Levan, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. O., 28 vjeç dhe R. H., 50 vjeç, banues në Levan, pasi ditën e djeshme, në ambientet e Spitalit Rajonal Fier janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, duke u goditur me grushte, dhe nuk i janë bindur urdhrit të Punonjësve të Patrullës së Përgjithshme për tu shoqëruar në Komisariatin e Policisë.











