Monday, March 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBaton Haxhiu: Yuri Kim ikën në dhjetor

Baton Haxhiu: Yuri Kim ikën në dhjetor

”Yuri Kim ikën si ambasadore në muajin dhjetor të këtij viti, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm, vjen dhe ambasadori i ri”,kështu shprehet analisti Baton Haxhiu në ”Çim Peka LIVE”. Për të Kim flet sikur të ishte kryeministre.

”Ikën në dhjetor, jam i sigurtë. Kemi disa lidhje që realisht na tregojnë dhe na pyesin për mendimin dhe për ata që vijnë. Po flasim për logjikën e takimit. Perandoritë kanë forcën që të rikthehen dhe ta kërkojnë dorën për të ardhmen.

Çështja është e hapur, e donte ish-presidentin Ilir Meta që në takim ti sygjeronte që të largohej nga koncepti opozitar, për arsye se zoti Berisha është ”non-grata”, apo ishte për të hapur rrugën opozitare, pasi akuzat e mbrëmshme për Shqipërinë dhe qeverinë ishin jashtë asaj që ka thënë deri më tani.

Mbrëmë ishte fatalisht e rëndë me gjuhën e saj, kur tha do mendoheni mirë nëse do të ja lini vendin kriminelëve apo qytetarëve dhe kjo gjuhë, për arsye se këto fraza janë bërë të zakonshme. Por kjo është gjëja më e rëndë që një ambasador që përfaqëson SHBA e thotë këtu dhe ato duke i cituar edhe disa agjenci botërore që thonë këtë.

E tani nuk e dija se cila është Yuri Kim, apo e mbrëmshme apo ajo e 3 viteve më herët. Ajo që mua më bëri përshtypje është gjuha që ajo ja le pasardhësit, ambasadorit të ardhshëm që mund të vijë në fillim të vitit të ardhshëm në Shqipëri”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME