OP/ ANTOP-NEWS

Përsëri e përsëri renegatë!

Nga Alketa Lugaj

Kur demokratët iu bashkuan masivisht Berishës në Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021, ata ishin të vetëdijshëm se kjo çarje mund ta dëmtonte PD dhe se do ta kishte të vështirë të vinte në pushtet. E megjithatë ata zgjodhën të dëgjonin zërin e historisë së tyre, të besimit, të instiktit politik që i shtyn drejt ideve dhe parimeve e jo të kalkulimeve për përfitime dhe interesa personalë.

Ndërkohë që një javë më pas mblidheshin “euroatlantikët” apo “djathtistët” e ardhshëm. Shumë prej këtyre të fundit, ish drejtues e deputetë e braktisën shpejt “anijen” kur panë që bashkë me të po fundoseshin shpresat e tyre për t’u bërë përsëri deputetë apo për peshë politike. Iu “bashkuan” Berishës duke “harruar” çfarë kishin thënë e bërë kundër tij. Disa e realizuan qëllimin, ndërsa ata që mbetën duarbosh po hidhen nxitimthi në prehrin e Djallit në pushtet.

Ky është dallimi i madh mes demokratëve të thjeshtë dhe renegatëve bastardë politikë.
Koha është matësi i këtij dallimi. Koha është edhe shpërblyesi i qëndrestarëve që mbase për momentin u dhemb shpirti kur shohin bukëshkalët përkrah pushtetit. Sa vonon shpërblimi për ta ? Askush nuk e di, por vjen atëherë kur duhet. Fitorja më e madhe për demokratët është që nuk prunë në pushtet renegatët qelepirëxhinj të karrigeve!
Zoti di ç’bën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button