Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREBB ndryshon lojën! Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do ta vendosë...

BB ndryshon lojën! Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do ta vendosë publiku

Si kurrë më parë, në këtë edicion të ”Big Brother Albania Vip 3” ka një risi. Fatin e Eglës, Ilnisës dhe Meritonit do ta vendosë publiku. Big Brother ka hapur një televotim se kë nga banorët e përjashtuar doni të riktheni dhe do të zgjidhen dy më të votuarit.

“Vëllai i Madh jep publikut në dorë fatin tuaj. Të tre jeni të skualifikuar nga loja, por publiku do të vendosë të kthejë dy prej jush deri të shtunën brenda shtëpisë për të vazhduar rrugëtimin, njëri do vijë me mua të shtunën. Televotimi që do të hap është kë doni të ktheni në shtëpi mes Ilnisës Meritonit dhe Eglës”-tha moderatori Ledjon Liço.

“Faleminderit për mëshirën që i ngelet në dorë publikut kush do të vazhdojë. Unë do doja të vazhdoja. Doja t’i thoja mamit që jam mirë”-tha Egla.

“Të tre ju keni qenë personazhe shumë të rëndësishëm të këtij edicioni dhe me keqardhje do më duhet të pres njërin prej jush në studio. Këtë rast shfrytëzojeni për t’i dhënë një shansin njeri tjetrit”-tha Ledjoni.

Nga ana tjetër, Ledjoni njoftoi po ashtu se nëse banorët e tjerë do të komunikojnë me dhomën e bardhë, do të kalojë në nominim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME