‘MTV Video Music Awards 2022’, këtë vit do të organizohet në ‘Prudential Center’, New Jersey, më 28 gusht, dhe Bebe Rexha do të jetë prezantuese.
Përveç Dua Lipës, e cila është e nominuar në 5 kategori, edhe një tjetër shqiptare do marrë pjesë në ceremoninë e madhe.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi të publikuar në Instagram, duke thënë se ajo do të jetë një nga prezantueset në ngjarjen e madhe.
Bebe Rexha është fituese e një çmimi ‘MTV Video Music Awards’ në vitin 2019. Po ashtu, ajo kishte marrë çmim në kategorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”, për këngën e saj “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.