Sunday, May 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBelind Këlliçi i nxori "kartonin e kuq" drejtorit organizativ të Albpetrolit Florian...

Belind Këlliçi i nxori “kartonin e kuq” drejtorit organizativ të Albpetrolit Florian Manastirliu

Fier – Pas denoncimit të kryer disa ditë më parë nga deputeti i PD Belind Këlliçi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook ku disa nëpunës të kompanisë Albpetrol kanë abuzuar me vendet e punës duke kryer shkelje të ndryshme, disa ditë më pas bashkë me largimin e drejtorit të kësaj kompanie Kledi Cenmirati së bashku me të u largu edhe drejtori organizativ i kësaj kompanie futbollisti Florian Manastirliu.

Burime informacioni nga kompania Albpetrol pohuan për ALB365 se pas largimit të drejtorit Cenmurati  bordi drejtues ka vendosur drejtor të komanduar inxhinjerin e naftës Arqile Piperi.

Cenmurati u lagua pa shumë bujë sikundër erdhi në krye të kësaj kompanie pa shumë bujë edhe pse një pjesë e mirë e administratës së kësaj kompanie e dinin që ai ka qënë këshilltar në dy kompani nafte private dhe ishte në konflikt interesi. Ai la rrogën disa milionëshe për të marr një rrogë disa herë më të ulët në Albpetrol dhe ky emërim i shpejtë si dhe shkakrimi i tij i rrufeshëm ka një domethënie që nuk ka ikur pa lënë gjurmë.

Me humor e kanë përcjell largimin e drejtorit organizativ punonjësit e administratës së Albpetrolit kur pohuan dhe me foto nga FSHF se Florian Manastirliu futbollist dhe kishte marr dy kartona të verdhë, por deklarata e Belind Këlliçit i dha kartonin e kuq duke e nxjerr jashtë loje.

Edhe pse deputeti fierak Petro Koçi nga foltorja e Parlamentit i la porosi ish drejtorit të ri të konpanisë së Albpetrolit  që të kish kujdes nga “ujqërit dhe ulkonjat” e administratës, Cenmurati,  nuk ia vuri veshin porosive të Koçit  dhe në një kohë shumë të shkurtër vuri majat nga thembrat./ ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME