Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËModelja sfidon moshën, pozon gjysmë e zhveshur

Modelja sfidon moshën, pozon gjysmë e zhveshur

Modelja më e moshuar në botë, Carmen Dell’Orefice, në moshën 91 vjeçare ka pozuar gjysmë e zhveshur për revistën New You.

Për Carmen, mosha është me të vërtetë vetëm një numër. Në moshën 91 vjeçare, bukuroshja me flokë të argjendtë është modelja më e vjetër në botë që është akoma aktive.

Këtë muaj, ajo ndan kopertinën e revistës New You me 69-vjeçaren Beverly Johnson, e cila në vitin 1974 u bë gruaja e parë afrikano-amerikane që zbukuroi kopertinën e Vogue.

Madje Dell’Orefice ka pozuar gjysmë e zhveshur duke u dukur plotësisht e relaksuar teksa pushonte nën mbulesë.

“Është perceptimi i fotografit për atë që ata shohin te ju ose tek unë. Ne jemi atje, një sinergji fillon të ndodhë dhe ata e nxjerrin atë. Është mënyra e tyre e të menduarit. Është e gjitha një projeksion”, ka deklaruar manekinia në lidhje me setin fotografik.

Ashtu si Johnson, Dell’Orefice ka një lidhje të veçantë me Vogue: Në vitin 1947, ajo pozoi për revistën në moshën 15 vjeçare, duke e bërë atë një nga yjet më të reja të kopertinës së kësaj reviste

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME