Saturday, April 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSulmi në MEMEX dhe TIMS/ Berisha: Janë zhdukur 54 udhëtimet e Ballës...

Sulmi në MEMEX dhe TIMS/ Berisha: Janë zhdukur 54 udhëtimet e Ballës me trafikantët

Shqipëria prej kohësh është nën sulmet e hakerave nga Irani. Grupi ka arritur që të përvetësojnë sistemin MEMEX, një nga sistemet kyç brenda Policisë së Shtetit. Materiali i publikuar përfshin të gjithë informacionin policor për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se sistemet MEMEX dhe TIMS, u goditën nga hakera të qeverisë që të fshiheshin gjurmët e lidhjeve që ka qeveria me trafikantë, ku specifikoi udhëtimet e Taulant Ballës. Sipas Berishës, kreu i grupit parlamentar të PS-së ka lëvizur 54 herë me persona të inkriminuar.

”Qëllimi ishte te zhdukeshin gjurmët e lidhjes së qeverisë me trafikantët. Të zhdukeshin gjurmët e udhëtimit të Taulant Ballës 54 herë me trafikantë. Një polic që ishte një lloj pengese, u largua në mënyrën më mafioze nga detyra e tij.

Shqiptarët nuk morën vesh asnjë argument se pse kryepolici i vendit u largua nga detyra, përveç lidhjeve të Çuçit me Ramën. Përveç rënies së tij në hekurin e nxehtë.

E dënoj me ashpërsi këtë akt. Dënoj qëndrimin, fshehjen që bën Edi Rama, Bledi Çuçi. Siguria është më në rrezik se asnjëherë. Shkalla e papërgjegjëshmërisë së tij është më e madhe se çdo herë. Pas çdo firme që vendos është një vjedhje e re. Pas çdo ligji që sjell në parlament, ka një grup interesi” –thotë kreu i PD-së.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME