
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët e ka cilësuar Kreun e SPAK Altin Dumanin, si bashkëpunëtor në krimin elektoral së bashku me kryeministrin Edi Rama. Lideri i opozitës theksoi se kallëzimet penale të opozitës janë injoruar sistematikisht nga “Skapi i partisë”, siç e cilësoi ai SPAK-un, duke e akuzuar këtë institucion për selektivitet dhe përfshirje direkte në mbrojtjen e manipulimeve zgjedhore.
“Tani, për sa u përket kallëzimeve penale të opozitës, ato janë bërë njëlloj përralle. Ato i fut turshi të gjitha Skapi i partisë. Ju e dini. Nuk merret Skapi me kallëzimet penale. Ata janë vetë krimi elektoral. Altin Dumani udhëheq krimin elektoral në Skap bashkë me Edi Ramën. Por qëndrimet do mbahen. Sigurisht do vlerësohen sipas rastit. Nuk ka diskutim që do mbahet çdo qëndrim ligjor që i takon një force që i përmbahet shtetit ligjor.
A do shkojnë apo jo në Skap, atë nuk mund të them se do vendosin ata… kjo është bërë mbi bazën e kërkesave individuale të kandidatëve,” tha Berisha.