Emri/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin fqinj ku një shqiptar është qëlluar me plumb në kokë.
Sipas mediave italiane mësohet se në orët e para të mëngjesit të së dielës, në Fontaniva, 59-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Fatos Cenaj, u qëllua me plumb në kokë.
Kanë qenë qytetarët ata të cilët e kanë gjetur Cenajn të shtrirë dhe të gjakosur në rrugë dhe fillimisht menduan se kishte pësuar aksident rrugor.
Disa shoferë në tranzit vunë re një çiklist në tokë, i identifikuar më vonë si Fatos Cenaj dhe menduan se ishte një aksident rrugor. Paramedikët e 118 mbërritën menjëherë në vendngjarje. Vetëm pas pak minutash inspektimi, stafi mjekësor e kuptoi menjëherë se rënia nga biçikleta ishte shkaktuar nga diçka shumë më serioze.
“Burri, një 59-vjeçar nga Fontaniva me origjinë nga Shqipëria, kishte një plagë me armë zjarri në fytyrë. Ai u stabilizua dhe u transportua në spital me urgjencë ekstreme. Ai është në një prognozë të rezervuar në rrezik për jetën. Punonjësit e shëndetësisë që u kujdesën menjëherë për të po bëjnë gjithçka që munden për ta shpëtuar. Sapo u kuptua se nuk ishte një rënie normale, por një situatë shumë më delikate, Karabinierët e Njësisë Hetuese të Departamentit të Operacioneve të komandës provinciale të Padovës mbërritën në Fontaniva”, informoi media italiane.
Për momentin, për arsye të dukshme, nuk përjashtohet asnjë pistë. Ndër më të akredituarat është hipoteza se dikush e goditi nga një makinë në lëvizje dhe pista e parë shihet ajo e një hakmarrjeje të mundshme.
Një tjetër hipotezë është konflikti në zonë, ose që dikush nga shtëpia donte të provonte një pushkë dhe aksidentalisht goditi burrin fatkeq, i cili po udhëtonte për relaks me biçikletë.
Policia ka marrë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, të mbikëqyrjes me video të bashkisë që ndodheshin në zonë.
Disa dëshmitarë të incidentit u intervistuan për orë të tëra në stacionin e policisë për të zgjidhur misterin. Në pyetje po merren edhe familjarët e shqiptarit.
Menjëherë ata njoftuan policinë dhe ambulancën, ku u konstatua se 59-vjeçari kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga një armë zjarri.
Cenaj u dërgua me urgjencë në spital ku dhe është duke luftuar për jetën. Ndërkohë nga ana tjetër policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Deri më tani dyshohet se shqiptari mund të jetë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që dikush të ketë dashur të provojë një pushkë nga shtëpia e vet dhe aksidentalisht të ketë goditur Cenajn.