KRYESOREPOLITIKË

Berisha: Ftoj çdo parti që ndihet opozitare të na bashkohet në këtë front

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në një mbledhje me aleatët e Federatës së Bashkuar. Berisha ftoi nga kjo mbledhje çdo parti që ndihet opozitare t’u bashkohet në këtë front.

Ai shtoi se ky takim i Federatës opozitare vjen në prag të protestës së madhe të opozitës, në të cilën, sipas tij, populli opozitar do t’i dëshmojë shqiptarëve dhe botës se kryeministri Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit.

“Por ky takim dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër kësaj të keqe të pakrahasueshme me ndonjë të keqe tjetër që nga diktatura hoxhiste gjer sot. Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term: regjimit të kakistokracisë që përmbledh të gjitha të këqijat që mund t’i bëjë një pushtet një vendi. Dhe në fakt, një pushtet që përzë nga vatrat e tyre 40-45 përqind të popullit në 10 vite, është më i keqi që ky popull ka njohur në historinë e tij”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button