
Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkojë në Kuvend për të zhvilluar një debat lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Berisha kërkoi gjithashtu që Rama të japë dorëheqje.
Kreu i PD tha se dita e sotme është një ditë e madhe për shqiptarët, duke iu referuar këtu arrestimit të Veliajt.
“Harrojnë këta që ka një Zot në këtë vend, që opozita do bëje betejën e vet deri në fund. Koha juaj ka mbaruar, prandaj Rama te vij këtu, të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
“I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij. Po për turpin, turpin e atyre të cilët për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 mln euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës. Më thoni mua si ndodh kjo. Nuk e akuzojnë. Ku është ajo ‘5B’, sille këtu Belindën.
Ku është ‘5B’. Nuk e akuzojnë për 5D, nuk e akuzojnë për vjedhjet monstruozë të taksave, të taksave antikushtetuese.
Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzojë se Edi Rama i jep për detoks, e dini ju ca është detoksi, 10 mijë euro detoksi dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu tek parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut.
Po detoksin nuk e bëri Erion Velaij. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo njëherë, por disa herë. Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 chartera. Nuk ishte Erion Velaij me 12 chartera.
Erion Velaij është një hajdut që përveç Ramës dhe Lubisë nuk ka shok në Shqipëri. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo talljen nuk ta pranojmë ne. Ai harron, ai nuk e di se nga bashkia shkojnë atje poshtë qytetarët dhe e fshijnë….Kjo ishte një ditë e madhe për shqiptarët…Harrojnë këta që ka një Zot në këtë vend, që opozita do bëje betejën e vet deri në fund. Koha juaj ka mbaruar, prandaj Rama te vij këtu, të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve=.
Arrestuan Veliajn se i paska bërë favore filanit, po Rama çfarë favoresh ka bërë…Baxhanaku i Ramës me mandate arresti ka marrë dhjetëra mln tendera pa garë.” – u shpreh mes të tjerash Berisha.
Kujtojmë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e sotme.
Ai ndodhej në ambientet e Bashkisë Tiranë kur u shoqërua nga agjentët e BKH-së drejt bllokut të sigurisë “Mine Peza”.
Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”, por Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit.
Bashkëshortja e kryebashkiakut rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 Shkurt.