Saturday, December 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha-Majlinda Bufit: Nuk përballesh dot me kandidatin tonë, ty të kandidon droga....

Berisha-Majlinda Bufit: Nuk përballesh dot me kandidatin tonë, ty të kandidon droga. Do të shkosh për ndjekje penale për hakmarrjen tënde

Ne jemi parti e besimit tek familja.
Ne besojmë se një familje e suksesshme, një familje e begatë, një familje e gëzueshme është kushti i të gjitha kushteve që shoqëria jonë të zhvillohet, të ecë e sigurtë drejt të ardhmes. Ju garantoj se në epiqendër të përpjekjes së Evdarit do të jenë familjet dhe fëmijët e Roskovecit. Do të jenë shkollat, kopshtet, shërbimet sa më të mira.


Miqtë e mi!


Ju e shifni se Edi Rama me ekipin e tij ka marrë lopatat për të mashtruar qytetarët. A e dini ju se pse paraqitet duke hapur ato gropa para jush.


Së pari ai e di se kandidatët e tij që kanë dalë nga bodrumet dhe shpellat e mafies, nuk mund të ballafaqohen kurrë me Erdiz Hazizajn. Megjithatë në qoftë se të ka mbetur minimumi i përgjegjësive para qytetarëve të Roskovecit, hajde në këtë shesh dhe bën debat me Erditin, shpjegojuani qytetarëve se çfarë do të bëni për 4 vitet që vijnë.


Por ti nuk vjen dot, sepse aq sa mund të dalë simotra jote në Tiranë, Olta Xhaçka, apo Ballukja, aq mund të dalësh ti të ballafaqohesh me rivalin tënd që vjen nga vota e lirë. Po dole ti në debat me Erditin, të dalin llogaritë bankare që merrje bashkë me një Avni Cjapin, pensionet e invalidëve i fusje në bankë, merrje fitimet dhe pastaj i lije ata pa pensione dhe ja mbathje për Antalja apo për pushime të tjera. Kurse hallexhinjtë i lije të numëronin kafshatat.
Nuk del dot, thashë edhe njëherë, je si motër siameze me Olta Xhaçkën. Ti me drogën, ajo me drogën. Se të ndjek ai, e ke parasysh ai nipi i burrit që e kishe edhe shofer yt, që shkoje dhe e nxirrje. Sigurisht, është droga që të rikandidon ty përsëri këtu sepse për shërbimet që i ke bërë Roskovecit duhet të kishe dhënë dorëheqjen të paktën 2 vite para. Ndaj dhe nuk vjen dot.
U ke prishur shtëpitë demokratëve, vetëm për hakmarrje. Ju garantoj se do të shkosh për ndjekje penal për çdo shtëpi të prishur për hakmarrje.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME