Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, pas shpalljes si kryetar i Partisë Demokratike. Berisha siguroi në këtë garë 40.820 vota, e përkthyer në përqindje, 93.45%.
Nga ana tjetër, kandidati Ibsen Elezi mori 2532 vota, e thënë ndryshe 5.8%.
Berisha tashmë do të mbajë dhe një konferencë për mediat, ku pritet se do të flasë pikërisht për këtë rezultat.