Saturday, May 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMilan kampion pas një dekade

Milan kampion pas një dekade

Milani është kampione e Seria A për sezonin 2021-22. Skuadra kuqezi mori një fitore të thjeshtë 3-0 në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos duke rrëmbyer trofun që i mungonte prej një dekade.

Ishte një pasdite e jashtëzakonshme për Leaon-n, i cili frymëzoi Milanin në 36 minutat e para për të shënuar plotë tri gola. Francezi shërbeu fillimisht dy asist për Giroud, ndërkohë që në të 36-tën do të ishte Kessie që do të shënonte dhe golin e tretë. Mjaft e thjeshtë ishte administrimi i rezultatit në fraksionin e dytë. Ky është trofeu i 19-të për Milanin në Seria A, po aq sa dhe rivalët e qytetit, Interin.

Zikaltrit nga ana tjetër bën detyrën ndaj Sampdorias, duke fituar 3-0, por mbeten dy pikë pas. Ivan Perisic zhbllokoi ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që më pas do të ishte Joaquin Correa që do të vuloste gjithçka me dy gola për dy minuta. Sezon pozitiv dhe për Interin që e mbyll me trofeun e Kupës së Italisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME