Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha me fermerët në Belsh: Serbia subvencionon hektarin 80 herë më shumë...

Berisha me fermerët në Belsh: Serbia subvencionon hektarin 80 herë më shumë se ne

Gjatë një takimi me fermerët në Belsh, kryetari i PD-së Sali Berisha thotë se ky sektor po falimenton për shkak të mossubvencionimit. Po ashtu Berisha bëri edhe një krahasim me Serbinë, duke thënë se ky shtet subvencionon hektarin 80 herë më shumë se ne.

“Kam takuar edhe fermerë të tjerë, kërkojnë subvencion mbi bazën e prodhimit, s’ka gjë më të ndershme se kjo. Shqipëria në rrezik, pasi po falimentuan fermerët, falimenton Shqipëria. Serbia subvencionon hektarin 80 herë më shumë se ne.

A duhet që t’i themi ndal kësaj rrokullie? S’mund të jenë fermerët njerëz të papërfillur, në mëshirë të motit e tregut. Nëse Kosova ka potencial të japë 400 euro për hektar gruri, Shqipëria ka potencial shumë më të madh, 1.5 herë më të madh potencialin.

Qeverisë nuk ia ndjen, janë një grup njerëzisht të cilët më shumë kujdesen për pasurinë e njëri-tjetrit dhe vetes së tyre dhe nuk kanë preokupim e dhembshuri se djersa juaj shkon dëm”, tha Berisha.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=1032124491001242

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME