Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Nëse do kishte drejtësi, Ramës do i hiqej imuniteti, rrezikon 40...

Berisha: Nëse do kishte drejtësi, Ramës do i hiqej imuniteti, rrezikon 40 vite burg për tradhti

Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha nëse në Shqipëri do të kishte drejtësi, do të ishte kërkuar në mënyrë urgjente heqja e imunitetit të Edi Ramës.

Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’, Berisha u shpreh se Rama rrezikon 30-40 vite burg, dhe nëse do të kishte drejtësi, do të akuzohej për tradhti kombëtare.

‘Në asnjë lloj rrethane, Edi Rama nuk shpëton. Po e ndjekin mediat në SHBA, por do ta ndjekë deri në fund opozita shqiptare. Një vend që do të kishte drejtësi, do të kishte kërkuar urgjentisht heqjen e imunitetit, për krimin e shëmtuar antikushtetues që ka paguar, kontraktuar vrasës me pagesë për të ekzekutuar opozitën.

Po të kishte drejtësi, do ta akuzonte atë për tradhti të lartë kombëtare, sepse i ka korruptuar vendit tonë strategjik, një ndër më të rëndësishmit në fushën e sigurisë dhe zbulimit. Një akt të tillë nuk e bëjnë kurrë miqtë ndaj njëri tjetrit, por shtetet armike.

Në Europë mund ta bënte, Rusia dhe Bjellorusia. Ajo që është sot qartë si kristali për amerikanët, SHBA dhe opinionin botëror, njeriun kryesor të kundërzbulimit të FBI. Të gjitha këto, e bëjnë Edi Ramën një person të sigurtë për të paktën minimumi 30-40 vite burg’, tha në SYRI TV, kreu i PD-së, Sali Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME