Mbi 21 mijë kokrra vezë dhe produkte sallamarie të pasigurta për konsum janë bllokuar gjatë kontrolleve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në subjekte në qarkun e Vlorës.
Subjektet ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, në magazina frigoriferike, në supermarkete dhe fastfood-e.
Për shkeljet e konstatuara janë ndëshkuar 13 subjekte me gjobë në vlerën 6’150’000 lekë, informoi sot AKU.