Fatjon Softa ekspert i sigurisë, ka hedhur akuza të rënda ndaj policisë, në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ndërsa ka komentuar zbulimin e serës me kanabis në Berat, Softa u shpreh ndër të tjera se policia në rrethe është e pabesueshme.
Sipas tij, makinat e policisë transportojnë drogë.
“Nuk ka besueshmëri të plotë, për faktin se operacionet bëhen nga Tirana. Nuk kanë besim në strukturat e policisë, të cilët janë të lidhur me krimin. Kjo tregon se policia e zonës mund të jetë e inkriminuar. Është një fenomen që po e godet Shqipërinë dhe po forcon krimet kriminale”, u shpreh eksperti.
Më tej ai ka thënë se politika përdor strukturat e policisë për përfitime.