Tuesday, April 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHetimet/ Vajzën nga Kenia e hodhën nga kati i dytë në Tiranë

Hetimet/ Vajzën nga Kenia e hodhën nga kati i dytë në Tiranë

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti. Një 22-vjeçare nga Kenia, me emrin Joy është keqtrajtuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Edhe pse ngjarja ka ndodhur më 13 gusht, njoftimi i parë nga policia e Tiranës u bë vetëm pas 3 muajsh, më datë 9 nëntor.

Policia deklaroi se në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës. Ajo ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Policia e Tiranës jo vetëm nuk e bëri publik rastin, por e referoi me vonesë edhe në prokurori. Neës24 raporton se Policia e Tiranës e ka referuar krimin në prokurori vetëm 2 javë pasi kishte ndodhur.

Sipas të njëjtave burime, hetimet po vijojnë dhe janë duke u mbledhur prova rreth ngjarjes. Prokuroria ka marrë akt-ekspertimin mjeko-ligjor për 22-vjeçaren. Në bazë të të cilit është referuar edhe vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Kjo pasi rezulton se e reja është dhunuar. Hetuesit kanë marrë në pyetje personat e afërt dhe bashkëkombaset e 22-vjeçares nga Kenia që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe kontaktet e fundit të saj. Janë pyetur edhe banorë të zonës ku ndodhej banesa dhe fqinjët e 22-vjeçares.

Dyshohet ditën kur ndodhi ngjarja brenda në banesën ku Joy jetonte me qira, kanë qenë edhe persona të tjerë. Për këtë janë mbledhur edhe prova shkencore, si gjurmë, shenja gishtash, dhe kampionë biologjikë. Kjo për të zbuluar se cilët janë personat që ishin në banesën e 22-vjeçares natën kur ndodhi ngjarja dhe çfarë i lidh ata me vajzën nga Kenia, e cila punonte në një kazino në Tiranë.

Gjithashtu është këqyrur telefoni i 22-vjeçares dhe bisedat e saj të fundit. Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga krimi dhe prokuroria është duke hetuar dhe nuk ka asnjë person të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen. 22-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës dhe nëna saj pret që ta transferojë në spital jashtë Shqipërisë, me qëllim që vajza e saj të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME