Mijëra banorë të Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës dhe zonave përreth kanë nisur sërish protestën e tyre, duke u përplasur me policinë dhe bllokuar autostradën Thumanë-Kashar.
Kjo është protesta e 4-t që banorët e zonës zhvillojnë në këtë aks, duke kërkuar nga autoritetet që të respektojnë projektin fillestar, që parashikonte hyrje-dalje në rrugën e re, duke i dhënë akses banorëve që të ndërlidhin dy rrugët, atë ekzistuesen dhe autostradën e re.
Banorët pretendojnë se jeta e tyre është izoluar krejtësisht dhe bizneset po u falimentojnë, për shkak të mungesës së hyrje-daljeve në aksin e ri.
E vetmja zgjidhje që i është ofruar banorëve deri sot janë qindra policë, që zhbllokojnë forcërisht rrugën dhe më pas shoqërojnë protestues.