Dyshohet një i vrarë me armë zjarri në Vlorë

Vlorë – Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi Renato Hoxhaj 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Mësohet ae viktima jetonte vetem, ishte i divorcuar prej vitesh kishte dy femije te rritur. Ai ishte rroje objekti nderkohe aty kishte dhe banesen e tij. Ne afersi te baneses se tij eshte ekzekutuar. Viktima nga banoret njihet njeri i mire dhe pa probleme.
Viktima nuk ka precedent penal, ndërkohë që zona eshte e rethuar me kamera te shumta sigurie
Paraprakisht dyshohet të jetë goditur me armë zjarri nga shumë pranë. Dyshohet se ka dy plumba në kokë dhe nje në trup.