AKTUALITET

Marrëveshja e lëvizjes së lirë, nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila kishte pushuar së funksionuari nga 1 marsi.

Si rrjedhojë e rikthimit në funksion të kësaj marrëveshje, nuk do të ketë më kontrolle mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës

Në pikën kufitare të Morinës gjatë fundjavës pati fluks të shtuar të udhëtarëve. Të dhënat e fundit nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete, raporton RTSH. Ndërsa në dalje janë regjistruar 3,834 shtetas dhe 1,967 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button