TECH

Supermakina luksoze zbulohen në një ‘autosallon të braktisur’ në Kinë

Një Porsche Carrera GT i vitit 2004 është zbuluar i braktisur në një autosallon në Kinë nga një YouTuber i njohur për zbulimin e makinave të fshehura.

Përkrah Carrera GT-së, u gjetën gjithashtu një Ferrari Superamerica dhe një Chevrolet Corvette Z06 të mbuluara nga pluhuri, përcjell Telegrafi.

Porsche-ja, i famshëm për motorin e tij V10 5.7-litërsh dhe vlerën mbi një milion dollarë në ankande, spikat mes supermakinave të harruara.

Mbyllja e autosallonit, e lidhur ndoshta me masat kundër korrupsionit në fillim të viteve 2010, mund të shpjegojë braktisjen.

Dhe entuziastët shpresojnë që këto makina të rralla të rikthehen në lavdinë e tyre. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button