KRYESOREMAGAZINË

Blue Ivy kopja e mamasë së saj super yll, Beyoncé, teksa mbërrin në Paris me babain reper Jay-Z

Blue Ivy u duk si një kopje e mamasë së saj të famshme, Beyoncé, teksa mbërriti të mërkurën në Paris.

13-vjeçarja e ka kthyer skenën në pasarelën e saj personale pak kohë më parë, përpara se të shpërthente në një performancë solistike gjatë natës hapëse të turneut Cowboy Carter të mamasë së saj.

Dhe duke zbritur nga një makinë luksoze me shofer në Paris, Blue u duk si një pasqyrim i Beyoncé. Ajo kishte veshur xhinse të errëta të gjera, një bluzë gri të madhe dhe atlete blu Adidas, ndërsa hynte në një restorant.

Më vonë, babai i saj, reperi Jay-Z, u pa duke përshëndetur fansat teksa mbërriti në zyrat e Moët Hennessy në kryeqytetin francez. Ai kishte veshur xhinse, një bluzë të bardhë dhe çizme Timberland ngjyrë kafe teksa firmoste autografe jashtë zyrave të luksit francez.

“Fëmija i famshëm” (nepo baby) tregoi edhe një herë aftësitë shpërthyese në koreografi gjatë një performance ku udhëhoqi valltarët e mamasë së saj përpara 70 mijë fansave në stadiumin SoFi të Kalifornisë në prill.

Duke qenë se muzika është në gjakun e saj, duket e natyrshme që Blue jo vetëm ka trashëguar prirjen për industrinë, por edhe dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes.

Thuhet se artistja e re nuk dëshiron vetëm të kalërojë përkrah mamasë së saj – por të marrë vetë frerët dhe të ndërtojë një karrierë muzikore të sajën.

“Blue po mendon të nisë karrierën e saj muzikore,” tha një burim pranë familjes. “Disa nga tekstshkruesit e preferuar të Beyoncé po përgatisin në heshtje këngë për një album të mundshëm solo.”

Me një rrjet të fuqishëm njerëzish brenda industrisë, Blue raportohet se ka kërkuar ndihmë nga tezja e saj e famshme, Solange Knowles, dhe tashmë ka disa këngë të shkruara nga producenti i njohur The-Dream, nëse do të vendosë t’i përdorë.

Ky autor këngësh dhe producent ka bashkëpunuar prej kohësh me Beyoncé, përfshirë në hitet si Single Ladies (Put a Ring on It) dhe Break My Soul, dhe me Jay-Z në këngën e vitit 2013 No Church in the Wild.

“Blue po shkruan gjithashtu materiale me ndihmën e Solange,” shtoi burimi. “The-Dream është duke e drejtuar procesin dhe ka dy ose tre këngë të përgatitura për të. Ata e dinë që fansat duan të dëgjojnë një projekt nga Blue.”

Sipas burimit, Blue dëgjon vetëm muzikë të përshtatshme për moshën e saj, si grupi Infinity Song, albumi Heart 2 Yours nga Michelle Williams dhe këngë të Goapele.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Blue Ivy provohet si këngëtare solo. Ajo, që ka fituar tashmë një fanbase me emrin Ivy League, kishte emrin në kredite të këngëve shumë përpara se të mbushte 10 vjeç.

E cilësuar si “bebja më e famshme në botë” nga revista TIME, vetëm dhjetë ditë pas lindjes në janar 2012, zërat e saj u përfshinë në këngën Glory të babait të saj. Vitin pasues ajo mori pjesë edhe në këngën Blue të mamasë së saj.

Në moshën shtatëvjeçare, këndoi në albumin Homecoming: The Live Album me interpretimin e saj të himnit Lift Every Voice and Sing, në regjistrimin live nga performanca epike e Beyoncé në Coachella 2018.

“Dua ta bëj sërish… Dua ta bëj sërish,” thotë Blue në fund të këngës. “Ndjehet shumë mirë!”

Dhe ajo e bëri sërish.

Në vitin 2019, ajo u bë artistja më e re femër që hyri në listën Hot 100 pasi mori pjesë në këngën Brown Skin Girl të mamasë së saj – një rekord që më vonë iu mor nga motra e saj, Rumi, kur ajo mori pjesë në këngën Protector.

Ky kreditim i dha Blue një Grammy dhe një rekord botëror Guinness si personi më i ri që ka marrë ndonjëherë një çmim të tillë të artë si individ i kredituar.

Më pas, vërshuan edhe çmimet e tjera – të gjitha përpara se të fillonte shkollën e mesme – si edhe një vend në Renaissance World Tour të mamasë së saj, ndonëse performancat e saj u kritikuan nga disa.

Në vitin 2023, ajo më në fund performoi live me zë në Dubai, në një duet me Beyoncé, e cila po rikthehej në skenë pas katër vitesh mungesë. Ky koncert njëorësh i solli Beyoncé rreth 35 milionë dollarë.

Dhe nëse Blue Ivy arrin të tejkalojë etiketën “nepo baby” dhe të ofrojë talent të vërtetë, ajo mund të rivalizojë edhe pasurinë e mamasë së saj.

“Blue Ivy mund të sigurojë lehtësisht kontrata milionëshe, bashkëpunime fitimprurëse me marka dhe të ardhura të mëdha nga platformat muzikore dhe reklamat që në fillim,” thotë Stacy Jones, themeluese dhe CEO e Hollywood Branded. “Mendoni për Olivia Rodrigo ose Billie Eilish – por me një fuqi të shumëfishuar për shkak të emrit të saj.”

“Do të arrijë të bëhet sa Beyoncé? E vështirë të thuhet – kjo është një shkallë shumë e lartë. Por nëse Blue Ivy tregon talent të vërtetë, sinqeritet dhe lidhje reale me fansat – veçanërisht me brezin Z – nuk ka asnjë arsye pse të mos ndërtojë një trashëgimi të vetën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button