Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBurgim për jetë Klodian Çalamanit, vrau e abuzoi seksualisht me të miturin

Burgim për jetë Klodian Çalamanit, vrau e abuzoi seksualisht me të miturin

Fier – Burg për jetë ka vendosur gjykata e Fierit ditën e sotme për Klodian Çalamanin i cili u akuzua se përdhunoi e më pas vrau një të mitur M V 9 vjeç në një fshat Grecalli pran qytetit Fier

Në përfundim të hetimeve, është konfirmuar se Çalamani fillimisht ka abuzuar seksualisht me të miturin dhe më pas e ka vrarë duke e goditur me sende të forta, kazmë e lopata.

Veprimet të cilat ë bënë edhe me të trishtë këtë ngjarje, ishte se Çalamani e groposi të miturin në oborrin e shtëpisë së tij, në tentativë për të fshehur gjurmët e krimit.Por, pas denoncimit të familjarëve, Policia nisi të kontrollonte lagjen derisa gjeti trupin e  të miturit të groposur.

Trupi gjykues kryesohej nga gjyqtar Alfred Ikonomi kryetar dhe anëtarë Olkeda Liçe dhe Rudi Laze dhe prokurore e çështjes ka qënë Suela Beluli.

Trupi gjykues pasi ka dëgjuar pretencën nga prokuroria e çështjes dhe avokatin mbrojtës të të akuzuarit Klodian Çalamani që ishte Denid Hajdëraj por edhe avokaten mbrojtëse të palës dëmtuar Rozeta Plaku ka vendosur

Deklarimin fajtor të pandehurit KlodianÇalamani, për kryerjen e veprave penale: Vrasje nè
rrethana të tjera cilesuese ndaj të mituri?” të parashikuar nga Neni 79 gērma a” të Kodit
Penal” dhe ” Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me dhunë me te mitur” te
parashikuar nga Neni 100 paragrafi i dytë i Kodit Penal
Denimin e të pandehurit Klodian Çalamani me burgim të pērjetshěm dhe vuajtja e denimit do te behet në një burg të sigurisë së lartë


POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME