Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTChampions League/ Vllaznia e pëson 2-0 nga Real Madrid

Champions League/ Vllaznia e pëson 2-0 nga Real Madrid

Në një grup me emrat e mëdhenj të futbollit, Vllaznia e femrave e ka nisur me humbje fazën e grupeve të Champions League. 0-2 imponohet Real Madrid në Loro Boriçi, në një ndeshje të dominuar totalisht nga spanjollet. Asgjë për të bërë nga Vllaznia, që u mundua të mbrohej. Skuadra e Nikolin Lekës u dorëzua në pjesën e dytë në golin e Gonzalez dhe penalltinë e Olga.

Megi Doçi, kapitenia e ekipit kuqeblu, u mundua të jepte kontributin e saj. Golashënuesja megjithatë u detyruar të luante më tepër në fazën difensive, me Vllazninë që shënoi rekordin negativ: asnjë goditje drejt portës së Real Madrid. Spanjollet me një zotërim të frikshëm të topit 72% kundër 28 të shkodraneve, tentuan kuadratin 22 herë. Portierja amerikane Kaylin Williams-Mosier, megjithatë, në pjesën e parë e ruajti të paprekur portën e Vllaznisë.

Në të dytën, gjërat u komplikuan pas golit të Gonzalez. Qendërsulmuesja spanjolle realizoi në minutën e 54, në asistin e Sanchez. Imponimi i spanjolleve solli edhe një shtyllë, përpara se Olga të shndërronte në gol penalltinë që vulosi ndeshjen. Në minutën e 76, shifrat 0-2 firmosën fitoren e Real Madrid në shtëpinë e Vllaznisë, që nuk mund të bënte më shumë kundër investimeve të mëdha të gjigantëve spanjollë. Tani, sfida e ardhshme e vajzave kuqeblu është në transfertë me Chelsea.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME