Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVdekja e 32-vjeçarit/ Lala: Në krye të Policisë, ai që tentoi të...

Vdekja e 32-vjeçarit/ Lala: Në krye të Policisë, ai që tentoi të fshehë rastin e Klodian Rashës e Pjerin Xhuvanit

Gazetarja Klodiana Lala ka renditur një sërë pikash të cilat i sheh të errëta në vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në duart e policisë një natë më parë. E ftuar në emisionin “Open”, Lala tha se nuk priret që tu besojë deklaratave të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që drejtohet nga Ardi Veliu, njeriu që sipas gazetares synoi të fshihte dhe vrasjen e Klodian Rashës e të Pjerin Xhuvanit. Lala tha se analizat toksikologjike e të thelluara po kryhen e duan deri në 6 javë të kemi përgjigje. Referuar deklaratave zyrtare, gazetarja thotë se policia duhet të tregojë se ku bazohet që thotë se ka gëlltitur lëndë narkotike.

“Leari është shoqëruar nga punonjësit e policisë rreth orës 23 mbrëmë. Është identifikuar dhe është shoqëruar në komisariat nga një patrullë tjetër. Në komisariantin 3 ka pasur shenjat e para të dridhjeve dhe më pas është shoqëruar në Traumë ku u tha se mbërriti i vdekur. E gjitha kjo zgjati rreth 45 minuta. Analizat toksikologjike e të thelluara po kryhen e duan deri në 6 javë të kemi përgjigje. Nuk jam e prirur ti besoj Agjencisë për faktin se ka gëlltitur drogë, pasi në krye është Ardi Veliu që ishte në detyrë kur u mundua të mbulohej rasti i Klodian Rashës. Është po ai zyrtar policie që tentoi të mbulonte ngjarjen e Elbasanit me vdekjen e Pjerin Xhuvanit. Dua të ngre pikëpyetje nga informacione që kam marrë: Cilat janë arsyet që shtynë patrullën të verifikonin këtë person? Kishte dyshime policia që ai mund të kishte narkotikë? Ishte subjekt që po vëzhgohej? Pse u vendos të merrej për verifikim dhe cilat ishin indikacionet? Ç’ka ndodhur gjatë ndjekjes që policia thotë u bë për rreth 200 metra dhe nuk është monitoruar nga kamerat. Nga ndalimi në komisariat çka ndodhur? Rasti i Klodian Rashës tregoi se kamerat trupore nuk punonin në atë kohë. Momentin që 32 vjeçari ka zbritur në komisariat ka shfaqur simptomat e para ka shqetësime shëndetësore se dridhet. Nuk e dimë sa gjatë është mbajtur në komisariat. Nuk e dimë nëse do kishte shpëtuar nëse do ishte dërguar në spital. nuk ka shenja të dukshme të dhunës por ka një moment kontradiktor se policia thotë e dërgoi me shenja jete në spital por Trauma deklaron që mbërritja e tij ishte e pa jetë. Nuk di ku bazohet policia që thotë ka gëlltitur narkotikë. Edhe sikur të jetë përdorues, policët duhet të zbatojnë protokollet për t’i garantuar të drejtat. Deri tani nuk kemi një analizë që të përcaktojë që ka vdekur si pasojë e overdozës. Janë të gjitha këto pika që më thonë se duhet një analizë e thelluar sepse policia ka mbetur në vend numëro. Nuk më rezulton të ketë pasur shenja dhune por ekspertiza finale mund të nxjerrë edhe diçka tjetër. Kam edhe një moment të paqartë, thuhet që janë konstatuar shenja në kyçe nga prangosja. Ku është bazuar që është prangosur një person që është marrë për verifikim,”- u shpreh ajo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME