AKTUALITETKRYESORE

Çifti Sulaj endet dyerëve të gjykatës për pronën e tyre për mbi 15 vjet

Fier – 15 vjet dyerëve të gjykatës dhe prokurorisë, zgjidhje nuk gjejnë. Shtëpia mes pallateve gati të bjerë, as leje për të ndërtuar nuk u japin. Kjo është historia e çiftit Dhinitrov dhe Diana Sulaj në qëndër të Fierit.

Çifti Dhimitrov dhe Diana Sulaj jetojnë në qëndër të Fierit , në lagjen Konferenca e Pezës prej dhjetra vjetësh. Mbi 15 vjet më parë u dha leje ndërtimi për një kompleks pallatesh banimi nga ish kryebashkiaku Baftjar Zeqo. Meqënëse Dhimitrovi nuk ra dakort në pazar me shitjen e banesës, leja nga bashkia u dha jasht kushteve , pohon Dhumitrovi.

Vitet kalonin e banesa amortizohej, ai shkonte sa në gjykatë në prokurori por zgjidhje nuk ka gjetur, as edhe pas 15 vjetësh

Gruaja e tij Diana pohonë se në 37 vjet martesë nuk ka patur fatin të ken fëmijë edhe pse ka pasur 4 herë shtatzani por për shkak të stresit ka humbur fëmijën.

Diana pohonë se kushtet ku jetojnë i ka parë edhe kryebashkiaku aktual por zgjidhje nuk u ka dhënë sikundër as leje ndprtimi për banesën.
Kam një biznes lavazho, shton Diana ja paguaj taksat shtetit por vend ku të rrimë skemi, kemi frikë se banesa do bjer e do na zëri brënda.

Vitet kalojnë Dhimitrovi endet dyerëve të drejtësisë por atë spo e gjen, ka ikur në drejtin të paditur, ndërsa bashkëshortja e tij vazhdon punën në lavazho për të nxjerrë kafshatën e ditës së familjes/Xhemil Beharaj/ALB365

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button