Gola e surpriza në mbrëmjen e të mërkurës, në raundin e katërt të Champions League. Bayern e Real Madrid nuk bëjnë kompromise dhe janë me pikë të plota, edhe pas përballjeve me Galatasaray e Braga. Manchester United rrezikon shumë pas humbjes në Danimarkë. Me dy gola avantazh, Red Devils përmbysen pas daljes me karton të kuq të Rashford. Fiton Inter dhe siguron kualifikimin në 1/8, pas 0-1 në Salzburg.
GRUPI A
Gjithçka ndodh realisht në grupin A. Bayern Munich kualifikohet me pikë të plota, duke mundur Galatasarin 2-1. Bavarezët dominuan në mënyrë evidente në pjesën më të madhe të ndeshjes, por nuk arritën të depërtonin në pjesën e parë. Duhej një super dygolësh në 10 minutat e fundit nga i zakonshmi Harry Kane për të mposhtur turqit. Anglezi hapi ndeshjen në minutën e 80′ me një asist të Kimmich dhe u përsërit 4 minuta më pas, në sugjerimin e zëvendësuesit Tel. I kotë goli i Bakambu që ngushtoi shifrat në 2-1, në minutën e 93′.
4-3 i çmendur për Kopenhagen, që shemb një Manchester United me dhjetë lojtarë për më shumë se një pjesë loje. Rashford u përjashtua nga fusha në minutën e 42′. Djajtë e Kuq ishin drithërues në minutat e para me dygolëshin e Hojlund (3′ dhe 28′). Por gjërat ndryshuan pas kartonit të kuq. Elyounoussi dhe penalltia e Gonçalves (54′, në shtesë të pjesës së parë). Të besuarit e Ten Hag rikthyen në mënyrë të pabesueshme epërsinë në minutën e 69′ me penalltinë e shndërruar në gol nga Bruno Fernandes. Por United u rrëzua në fund nën goditjet e Lerager (83′) dhe Bardghji (87′). Copenhagen fiton 4-3 dhe bashkohet me Galatasaray me 4 pikë, në vendin e dytë dhe të tretë të grupit. Bayern i vetëm në krye me 12, ndërsa Manchester United është i fundit në mënyrë sensacionale, me 3 pikë.
GRUPI B
Sukses për Arsenal, që mposhti 2-0 Sevilla dhe efektivisht futi një këmbë e gjysmë në raundin e 1/8. Dominim absolut në Emirates për skuadrën e teknikut Arteta, që kaloi në avantazh në minutën e 29′ me golin e Trossard, i asistuar nga Saka. Anglezi rikthehet si protagonist në pjesën e dytë, kur në minutën e 64′ në asistin e brazilianit Martinelli shënoi golin e dytë për Gunners.
Fiton në shtëpi edhe PSV, të cilit i mjaftoi goli i Luuk de Jong në minutën e 13′ (i asistuar nga perla Bakayoko) për të kaluar Lens. Francezët, veçanërisht në fund, u përpoqën në çdo mënyrë për të marrë barazimin. Holandezët rezistuan (edhe falë epërsisë së tyre numerike në kohën shtesë për shkak të përjashtimit të Guilavoguit). Arsenal fluturon me 9 pikë, në krye të grupit dhe tani është një hap larg fazës së 1/8. PSV zë vendin e dytë me Lens, të dyja me 5 pikë, ndërsa Sevilla është e fundit me 2 pikë.
GRUPI C
Real Madrid merr kualifikimin në fazën e 1/8, teksa mposht Bragën 3-0 dhe mbetet me pikë të plota. Portugezët i trembën jo pak spanjollët që në start, kur u akordua një penallti për shkak të një faulli të Vazquez. Djaló nga pika e bardhë u ndal nga portieri Lunin, që zëvendësoi Kepa të dëmtuar në nxemje. Skuadra e Ancelottit filloi të bëjë presion dhe në minutën e 27′ zhbllokoi ndeshjen me golin e ish-lojtarit të Milan, Brahim Diaz. Një tjetër përshpejtim i Madrid erdhi pas rreth një orë lojë, me një dygolësh fatal. Në minutën e 58′ Vinicius dyfishoi, dhe tre minuta më vonë Rodrygo mbyll efektivisht ndeshjen. Në fund, miqtë tentuan të shkurtojnë diferencën, por merengues ia dolën të marrin fitoren dhe kualifikimin. Real ngjitet në 12, pesë para Napolit. Në vendin e tretë Braga me 3 dhe e fundit Union Berlin me 1.
GRUPI D
Interi fitoi të drejtën e kalimit në fazën e 1/8 në raundin e katërt të Champions. Zikaltrit triumfuan 1-0 në fushën e Salzburg. Pas një pjese të parë studimi dhe pritjeje, Inzaghi kishte nevojë për zëvendësimet për të zgjidhur ndeshjen dhe kualifikimin. Asllani mori vendine Calhanoglu, pastaj u aktivizua edhe Barella. Mesfushori fitoi penalltinë e shndërruar në gol nga Lautaro në minutën e 85′. Kaq mjaftoi për të marrë fitoren e për të arritur Sociedad në krye të grupit. Për vendin e parë e të dytë në grupin D do të luhet direkt kundër Real Sociedad, gjithashtu i kualifikuar.
Champions League Group A
Bayern Munich 2-1 Galatasaray
FC Copenhagen 4-3 Manchester United
Champions League Group B
Arsenal 2-0 Sevilla
PSV Eindhoven 1-0 Lens
Champions League Group C
Napoli 1-1 Union Berlin
Real Madrid 3-0 SC Braga
Champions League Group D
Real Sociedad 3-1 Benfica
FC Salzburg 0-1 Inter