Friday, May 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETÇ’ndodhi me TIMS në Rinas/ Deputeti: Kaos! Policia: E pavërtetë

Ç’ndodhi me TIMS në Rinas/ Deputeti: Kaos! Policia: E pavërtetë

“Skandal! Bie Sistemi TIMS, kaos në Aeroportin “Nënë Tereza”, hyrje – daljet e qytetarëve shënohen në “bllok”. Kjo është situata në këto momente, 31.03.2024!” Kështu e nis një denoncim në rrjetet sociale deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja duke publikuar edhe një video. Sipas tij, ky sistem ka rënë duke shkaktuar radhë të gjata.

“Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet , është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku nga ai moment del se ti ke hyrë apo dalë nga Shqipëria.

Në momentin që Sistemi TIMS nuk funksion, policia dhe institucionet e tjera nuk kanë asnjë mundësi që të kenë informacion se kush hyri apo kush doli në kufi.
Vallë të jetë kjo arsyeja e rënies së sistemit? Presim ndonjë status të qeverisë: Është hakeruar sistemi apo duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë?” – shkruan deputeti demokrat në rrjetet sociale.

Pas këtij denoncimi ka reaguar Policia e Shtetit që thotë se pretendimi se në pikën kufitare të Rinasit nuk punon sistemi TIMS është i pavërtetë. Policia e Shtetit nënvizon se sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

“Lajmi i publikuar në rrjetet sociale, se në Rinas ka rënë sistemi TIMS dhe është krijuar kaos, është i pavërtetë. Sistemi TIMS funksionon normalisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe në asnjë pikë kalimi nuk është evidentuar asnjë problematikë, përveç fluksit të shtuar të turistëve dhe vizitorëve që hyjnë në vendin tonë”, – njofton Policia e Shtetit.

“Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për t’iu ofruar shërbim sa më cilësor të gjithë qytetarëve në hyrje dhe dalje, në pikat e kalimit kufitar, si dhe ka rritur vigjilencën për kapjen e shtetasve në kërkim, parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Lajme të tilla të pavërteta të cilat krijojnë pakënaqësi dhe cenojnë imazhin e punës së Policisë, duhet të konfirmohen nga autoritetet policore”, – deklaron policia.

Sistemi TIMS është vënë shpesh në qendër të vëmendjes dhe deklaratave të politikës. Vitin e kaluar ky sistem u bllokua disa herë për shkak të ndërhyrjes së hakerave iranianë që publikuan edhe të dhëna sensitive online. ©LAPSI.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME