LIFE STYLE

Cristiano Ronaldo zbulon koleksionin e jashtëzakonshëm të makinave

Cristiano Ronaldo ka ndarë me ndjekësit një pjesë të koleksionit të tij të jashtëzakonshëm të makinave luksoze, duke publikuar në Instagram disa prej modeleve më të rralla që zotëron. “Lodrat e mia”, shkroi ylli portugez krahas fotove, duke treguar vetëm një pjesë të garazhit të tij multimilionësh.

Në koleksionin e Ronaldos spikasin makina ekskluzive si Ferrari Daytona SP3, Ferrari Monza SP1, Bugatti Veyron, Bugatti Centodieci, McLaren Speedtail dhe Mercedes-AMG One. Disa prej këtyre modeleve kanë vlera që arrijnë në miliona euro, ndërsa disa janë prodhuar në seri shumë të kufizuara.

Futbollisti i Al-Nassr ka treguar më herët se nuk e di me saktësi sa makina zotëron, por ka lënë të kuptohet se numri është rreth 40. Ai ka pranuar gjithashtu se ka një pasion të veçantë për markën Bugatti, duke e konsideruar një prej preferencave të tij më të mëdha në botën e automobilave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button