Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETCurri: Protesta e 6 dhjetorit, e para e llojit të vet në...

Curri: Protesta e 6 dhjetorit, e para e llojit të vet në 2500 vjet histori

Analisti Arian Curri, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv komentoi samitin dhe protestën e 6 dhjetorit.

Arian Curri u shpreh se protesta duhet të jetë masive ndërsa shtoi se opozita duhet të përdorë të gjitha strategjitë e saj.

Sipas Currit, duhen gjetur mesazhe e pankarta origjinale ndërsa shtoi se liderët e BE do habiten se për herë të parë do ketë një protestë pro tyre.

“Kjo protestë duhet bërë shumë masive. Duhet bërë, duhet të ketë opozita strategjitë e saj. A do arrijë kjo protestë të tërheqë vëmendjen?

Duhen gjetur mesazhe origjinale me flamuj europianë, e duam Shqipërinë si gjithë Europa, ajo që do i çudisë europianët, do jetë një protestë pro tyre. Do habiten çështë kjo protestë pro nesh.

Kjo protestë do jetë pro samitit dhe kundër Edi Ramës. Do jetë për herë të parë në historinë 2500 vjeçare të protestave.”-tha Curri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME