Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËDaily Mail reportazh nga Hasi, Londra e vogël

Daily Mail reportazh nga Hasi, Londra e vogël

Qyteti Hasit ndodhet në malet e veriut të Shqipërisë tre orë larg kryeqytetit Tirana

♦Eshtë qyteti ku emigrojnë më shumë adoleshenë për në Angli sesa  kudo në Shqipëri

♦Kryebashkiaku, Liman Morina, 52 vjeç, tha: “Qyteti ynë po zbrazet. Ne po humbasim fëmijët tanë’

♦Katër në çdo dhjetë emigrantë në bordin e skafeve të kontrabandistëve kanë qenë nga Hasi në gjashtë javët e fundit

Nga Hasi, Sue Reid, Daily Mail

Ai është 180.cm i gjatë dhe pi duhan, por i riu që qëndron me një grup miqsh në një cep të rrugës së Hasit, një qytet i vogël i strehuar në malet e Shqipërisë veriore, është vetëm 13 vjeç.

Kur ai nxjerr paketën e tij të cigares për të më ofruar një, zëri i tij i lartë e bën të qartë se ai është ende fëmijë.

Megjithë rininë e tij, si shumë të rinj në këtë zonë të dëshpëruar, ai është i vendosur të ikë sa më shpejt nga Shqipëria.

“Unë do shkoj me njëskaf për në Angli muajin tjetër”, më siguron me një anglishte gati perfekte e cila ruan vetëm një gjurmë të lehtë të theksit shqiptar.

“Gjashtë nga miqtë e mi të shkollës janë nisur për në vendin tuaj këtë verë. Ata më mungojnë tashmë’.
Ai më thotë se quhet Gjergji, por, ndërsa unë nxjerr fletoren dhe e shkruaj enrin, gjërat fillojnë të përkeqësohen.

Duke më rrëmbyer me dhunë bllokun, më kërkon stilolapsin dhe shkarravit mbi emrin.

“Ik”, bërtet ai, ndërsa shokët e tij më rrethojnë duke bërtitur në unison: “Shko, kthehu në Londër”.

Është e qartë se ata nuk janë shumë të dhënë pas të huajve, madje as ata nga Britania, që mendojnë se mund të fusin hundët këtu.

Shumë djem adoleshentë udhëtojnë drejt Anglisë me varka nga ky qytet i varfër dhe me gropa, tre orë me makinë nga kryeqyteti Tirana, më larg sesa nga kudo tjetër në Shqipëri, thotë kryebashkiaku i saj, 52-vjeçari Liman Morina (foto poshtë).

Është një fenomen që është e pamundur ta injorosh. Jo vetëm që tregimet e tyre janë në të gjithë rrjetet sociale, por lajmet e televizioneve shqiptare shfaqin pamjet e të rinjve që mbërrijnë vazhdimisht në Dover.

Dhe shumë janë fytyra të njohura për z. Morina. Mes emigrantëve, ai vëren rregullisht fëmijë që vetëm disa javë më parë jetonin me familjet e tyre në Has – tani të quajtur “Londra e Vogël”.

I ulur në zyrën e bashkisë së tij, me flamurin shqiptar – një shqiponjë dykrenare në një sfond të kuq – i futur mjeshtërisht në një stendë ngjyrë bronzi, ai duket pothuajse i dëshpëruar.

“Qyteti ynë po zbrazet”, thotë ai. “Ne po humbasim fëmijët tanë, gjakun tonë, ndërsa ata largohen”.

“Këtë verë, djemtë 15 vjeç apo edhe më të vegjël janë zhdukur sepse është bërë më i lehtë kalimi me gomone për në Angli. Prindërit i lanë të shkojnë. Ata mendojnë se do të jetë një jetë më e mirë në vendin tuaj për fëmijën e tyre. Është një vendim ekonomik”.

Eksodi i rinisë shqiptare është në qendër të vëmendjes sepse një dosje ushtarake e zbuluar nga The Mail të dielën fundjavën e kaluar tregoi se pothuajse katër në çdo dhjetë emigrantë në gomonet e trafikantëve nga Franca në Angli, vijnë nga ky vend i vogël ballkanik. .

Ata janë të vendosur të qëndrojnë.

Më shumë se çdo komb tjetër, janë shqiptarët ata që pretendojnë se janë trafikuar apo janë viktima të skllavërisë modern.

Zyrtarët e imigracionit dyshojnë se shumë i kanë këto pretendime si një hile për të rritur shanset e tyre për azil dhe për të shmangur dëbimin në Shqipëri, e cila konsiderohet një vend i sigurt.

Asgjë nga këto nuk po e ndal eksodin nga Hasi. Kryetari i bashkisë, një ish-mësues shkolle, ka katër vëllezër që jetojnë në Leicester, por lutet që tre fëmijët e tij, dy vajza dhe një djalë nga dhjetë deri në 20 vjeç, të mos largohen nga Hasi.

Megjithatë, ai pranon se qyteti i tij ‘ndihet pjesë e Londrës’ sepse pothuajse çdo familje ka një të afërm të ngushtë që jeton në kryeqytetin anglez ose në një qytet tjetër të madh në Mbretërinë e Bashkuar.

Në javët që nga 24 qershori, kur shkollat ​​e mesme të Hasit u mbyllën për verë, zyrtarët e arsimit këtu thonë se më shumë se 60 djem adoleshentë kanë kanë ikur në Angli.

Marrja e një vize në Mbretërinë e Bashkuar është e vështirë dhe e kushtueshme, por shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza, me anije ose ajër, në Bashkimin Evropian përpara se të udhëtojnë në Francën veriore për të hipur në një gomone trafikantësh.

Një zyrtar zbulon se në fund të sezonit të verës, 19-vjeçarët që po largoheshin nga shkolla, u thanë lamtumirë mësuesve të tyre me fjalët “Shihemi në Londër”, në vend të fjalës më normale “Shihemi përreth”.

Ai shtoi: ‘Anglishtja tani është mësimi i preferuar në çdo shkollë të mesme. Nxënësit adoleshentë madje i thonë “Thank you sir” mësuesit kur mbaron mësimi.

“Ata nuk humbasin kurrë një mësim. Ata e dinë se anglishtja është e rëndësishme sepse kanë nevojë për gjuhën për të mësuar në vendin tuaj.’

Kur fillon sezoni i vjeshtës pas disa javësh, shkollat ​​nuk e dinë ende se sa nxënës do të mungojnë në bankat e tyre, raporton abcnews.al.

Shkolla e mesme më e madhe në qytet kishte 800 nxënës në vitin 2016. Deri në fund të sezonit veror të këtij viti, ishin vetëm 480 në listën e shkollës. Pjesa tjetër kishte shkuar në Angli.

Faqet e mediave sociale të njohura për adoleshentët, në veçanti TikTok, nxisin imagjinatën për një jetë të re në Britani.

Bandat shqiptare që veprojnë në Francë postojnë pafytyrë video që reklamojnë një “shëtitje verore” për kalimet detare të Kanalit, me çmime deri në 2000 £ për kokë. Në sfondin e muzikës rap me zë të lartë, ata madje kanë reklamuar një ‘shërbim jahti’ prej 15,000 £ nga Calais ose Dunkirk në Angli.

Që nga mbrëmë, videot e tyre ishin ende online në TikTok për të joshur më shumë klientë.

Megjithatë shqiptarët dikur thuajse nuk ekzistonin në Angli. Deri në rënien e komunizmit tre dekada më parë, shteti i vogël ballkanik ishte një shtet me pothuajse zero kontakt me botën e jashtme.

Censusi i 1991 në Mbretërinë e Bashkuar, dy vjet pas rënies së Murit të Berlinit, regjistroi vetëm 338 shqiptarë që jetonin këtu.

Sot, kjo shifër shkon në dhjetëra mijëra. Nënat shqiptare kanë lindur 3260 fëmijë vitin e kaluar vetëm në Angli dhe Uells.

Sigurisht që në Has po ndodh e kundërta.

Ka më pak fëmijë që lindin ndërsa të rinjtë gjejnë një jetë të re, duke lënë pas vajzat që – në rrethana të ndryshme – do të ishin bërë gratë e tyre.

Vajzat enden nëpër qytet pa asgjë për të bërë. “Ato thjesht rrinë në shtëpi gjatë gjithë kohës dhe rregullojnë thonjtë apo shohin celularët e tyre”, thotë një banakier që ka kushërinj në Mançester.

“Ato nuk kanë nevojë të punojnë sepse vëllezërit e tyre u dërgojnë para nga Anglia. Ndërkohë, djemtë me të cilët do të kishin martuar bien në dashuri me vajzat e tjera kur arrijnë atje.

Pakkush i kupton pasojat katastrofike për Hasin më mirë se Islam Kuki, një ish-oficer policie 58-vjeçar, i cili jeton në qytet.

Ai nuk e ka parë djalin e tij Darimin që kur u largua për në Britani shtatë vjet më parë, në moshën 15-vjeçare.

Që atëherë, dy djemtë e mëdhenj të z. Kuki, në të 30-at, kanë ikur gjithashtu.

Asnjë nga tre të rinjtë nuk ka leje të Home Office për të qëndruar përgjithmonë në Britani, megjithëse ata lejohen të punojnë.

Rezultati? Është e vështirë për ta të vizitojnë Shqipërinë për të parë z. Kuki ose gruan e tij 52-vjeçare që jetojnë në një apartament të ngushtë jo shumë larg qendrës së qytetit të Hasit.

“Është një jetë e pakuptimtë kur nuk mund t’i shohësh fëmijët e tu çdo ditë,” më tha ai këtë javë.

Secili prej tyre ka një dëshirë të madhe për të ardhur të na shohë në Shqipëri, por nuk munden.

“Është prekëse për familjen time dhe të tjerët si ne. Ne nuk i shohim të rriten nipërit tanë. Ne jemi vetëm këtu”.

Darimi ndoqi një rrugë të njohur mirë nga emigrantët shqiptarë.

Kur ai arriti në Angli në pjesën e pasme të një kamioni në një traget  (mënyra e udhëtimit të paligjshëm të migrantëve përpara se trafikantët të rrisnin tregtinë e tyre me varka në 2018), ai u vendos në kujdestari si një i mitur i pashoqëruar.

Ai mbaroi shkollën me shpenzimet e taksapaguesve britanikë, më pas shkoi në kolegj ku u trajnua për të qenë hidraulik. Por në moshën 18-vjeçare dhe që mendohej se ishte i rritur, pati një problem kur kërkesa e tij për azil u refuzua dy herë.

Ai vendosi të qëndronte ‘pa letra’, duke jetuar me frikën se mos kapej nga policia dhe deportohej si emigrant ilegal.

Ai punonte ilegalisht me shqiptarë të tjerë në kantiere, duke u çuar para prindërve dhe duke paguar që babai i tij të bënte dy operacione bypass në zemër.

Që atëherë ai ka marrë një numër Sigurimi, por nuk i është dhënë kurrë e drejta e përhershme për të jetuar në Britani.

Babai i tij dhe shumë prindër të tjerë në Has këmbëngulin se është e pamundur të krijosh një jetë të mirë në veri të Shqipërisë. Dhe kjo mund të jetë e vërtetë.

Nuk ka punë të mjaftueshme. Pesë mijë njerëz jetojnë në qytet, shumë në moshë pune, por vetëm 700 kanë punë, 300 prej tyre në sektorin publik punojnë si oficerë policie, nëpunës civilë apo mësues të paguar nga shteti shqiptar.

Shumë familje, madje edhe ato në punë, mbështeten shumë në paratë e dërguara nga Britania e Madhe nga djemtë e tyre për të përballuar jetesën për shkak të pagave të ulëta.

Çdo verë, emigrantët shqiptarë, të cilët kanë fatin të kenë nënshtetësi britanike ose leje të përhershme qëndrimi dhe kështu janë të lirë të udhëtojnë, vijnë në qytet.

Ata janë të prirur të parakalojnë suksesin e tyre, duke mbërritur me supermakina, me dhurata në para për familjet e tyre dhe dhurata nga butikët e nivelit të lartë në Britani.

Disa ngasin Lamborghini ose Maseratti të marra me qira për këtë rast. Këtë javë dy nga makinat e vizitorëve që qarkullonin rreth Hasit kishin targa të shtrenjta të personalizuara GB me fjalën ‘HAS’ mbi to për të treguar rrënjët shqiptare të pronarit.

Kjo shfaqje e pasurisë në rrugët e varfëra nuk kalon pa u vënë re nga të rinjtë si Gjergji, të cilët ëndërrojnë të largohen nga qyteti sepse kanë një të ardhme të pashpresë.

“Ata mendojnë se do të fitojnë para dhe së shpejti do të ngasin super makina gjithashtu”.

Sipërmarrësi Blerim Rexhaj, 24 vjeç (foto poshte) u kthye vitin e kaluar në Has dhe përdori paratë që kishte fituar në Britani për të ngritur lounge bar-in e tij me dy vëllezërit, të cilët nuk ishin larguar kurrë nga qyteti.

Ka qenë një nismë e vështirë. Picat i gatuan vetë, sepse nuk gjen staf. “Gjashtë nga kamarierët dhe kuzhinierët e mi janë larguar për në Angli brenda pak muajsh.

“Ata duan të futen në Angli ndërsa kalimet me gomone janë ende të mundura” shpjegon ai. “Është një gjë e trishtueshme për Hasin. Jashtë lokalit është fotografia e Big Benit dhe një model i një kutie telefonike të kuqe angleze (të blerë për 2000 £ nga Blerimi në internet).

Ai tregon një supermakinë të zezë jashtë me targa GB. Pronari? Një shqiptar me banim në Croydon, në Londrën Jugore, i cili po viziton qytetin e tij të lindjes për të treguar suksesin e tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të sjellë para këtu për familjen e tij.

Në bashkinë e qytetit, kryebashkiaku pranon se ka një plan të mirë për të drejtuar këtë qytet.

Në periferi të Hasit po ndërtohen pallate të bukura nga emigrantët që duan diku të jetojnë kur kthehen me pushime apo të shohin familjet e tyre.

“Është e pamundur që njerëzit të mbijetojnë këtu sepse nuk ka punë”, thotë z. Morina.

“Pagat e atyre pak atyre që kanë punë janë të ulëta. Edhe pse drejtoj qytetin, marr vetëm 680 £ në muaj. Por kostoja e jetesës, ushqimi, karburantet janë po aq të larta sa në Mbretërinë e Bashkuar.

“Do të përballeshim me një fatkeqësi të madhe nëse fëmijët nuk do të iknin në Angli sepse u dërgojnë para nënave, baballarëve, vëllezërve dhe motrave të tyre.

“Më shumë se tetë në dhjetë familje mbështeten në këto të ardhura. Edhe ata që kanë punë marrin ndihmë shtesë nga fëmijët e tyre në Angli”.

Pas tavolinës së tij në një raft është një fotografi e Mbretëreshës, me një kapelë duke buzëqeshur.

Kryebashkiaku thotë se ai do të përdorë imazhin në fjalë si një model për një statujë të monarkes britanike që ai planifikon të vendosë në qendër të qytetit.

Paratë për financimin e kësaj ideje të jashtëzakonshme do të mblidhen nga mijëra emigrantë nga Hasi që jetojnë në Britaninë e Madhe.

“Unë mendoj se ata do të japin bujarisht. Dhe ka shumë prej tyre”, thotë ai. Më pas ai shton me një ton më serioz: ‘Lidhjet mes vendeve tona janë aq të ngushta, sa njerëzit e qytetit tim e ndjejnë mbretëreshën tuaj edhe mbretëreshën e tyre’.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME