Tuesday, May 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIDakortësia/ BE, të gjithë celularët me një model karikuesi të përbashkët

Dakortësia/ BE, të gjithë celularët me një model karikuesi të përbashkët

Keni harruar karikuesin e celularit në shtëpi, dhe të gjithë përreth kanë një model të ndryshëm që nuk ju hyn në punë? Ky siklet do të harrohet shpejt, të paktën në Europë.

Parlamenti Europian ka arritur marrëveshjen politike për të lejuar vetëm një tip karikuesi për të gjithë modelet që do të shiten brenda kufijve të BE-së. Madje, jo vetëm për celularët, por edhe për aparate të ngjashme, si tableta, kamera digjitale, etj.     

Karikuesi i përbashkët do të jetë ai që njihet në treg si C-type, që do të punojë tashmë përtej modeleve dhe kompanive prodhuese, normalisht për modelet që do të hyjnë në treg pas marrëveshjes.

Një tjetër pikë e marrëveshjes është dakordësimi që karikuesit të blihen veçmas dhe mos të përfshihen detyrimisht me blerjen e celularit, në mënyrë që të ulet sasia e plastikës së përdorur, dhe mbetjet që kjo nënkupton.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME