Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDalin pamjet e aksdentit me 8 viktima në Këlcyrë

Dalin pamjet e aksdentit me 8 viktima në Këlcyrë

Këlcyrë – Një aksident i rëndë me 8 viktima ka ndodhur aksin rrugor Këlcyrë- Përmet. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, 2 prill, kur një mjet me emigrantë të paligjshëm është aksidentuar dhe për pasojë kanë humbur jetën 7 klandestinët, si edhe drejtuesi i mjetit nga Shkodra.

Drejtuesi i mjetit ka qenë duke transportuar 7 emigrantët e paligjshëm nga pika kufitare e Tre Urave në drejtim të Këlcyrës.Drejtuesi i mjetit ka tentuar që t’i ikë policisë, pasi është pikasur nga patrulla me mjetin e mbushur plot me njerëz. Sapo ka parë patrullën e policisë ai ka shtuar shpejtësinë dhe është kthyer për në drejtim të Përmetit për t’u larguar.

Burimet thonë se sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesi ka humbur kontrollin e ‘Benz’-it dhe ka ‘fluturuar’ në anë të lumit Vjosë. Të 8 personat kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME