Tuesday, May 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMakina bie në lumin Vjosë, humbasin jetën tetë shtetas

Makina bie në lumin Vjosë, humbasin jetën tetë shtetas

Këlcyrë – Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 në aksin Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar. Automjeti tip Benz ka del nga rruga dhe ka përfunduar në anë të lumit Vjosa. Për pasojë kanë humbur jetën 8 shtetas, 7 prej të cilëve nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit, një shtetas nga Shkodra.

Sipas policisë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave e shkakut të aksidentit.

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik.

Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME